TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Qershor 2023, 17:36

Nuk shkel prej 13-vitesh në stadium, presidenti i Sitit merr vendimin për finalen e Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Nuk shkel prej 13-vitesh në stadium, presidenti i Sitit merr vendimin

Herën e fundit që pronari i Sitit, Sheiku Mansur, ishte në stadium për të parë një ndeshje të skuadrës së tij, ishte në gusht të vitit 2010, në një përballje Siti-Liverpul. Ndërkohë pas plot 13 vitesh, Mansur, ka vendosur të rikthehet në stadium, teksa mbrëmjen e sotme do të ndjekë nga afër finalen e Champions-it, që skuadra e tij do të luajë ndaj Interit, ndryshe nga Zhang Jindong, i cili nuk shkoi në Turqi dhe qendroi në Kinë.

43-vjeçari ka udhëtuar drejt Stambollit dhe do të jetë në stadium, ndërsa vlen të theksohet se kjo do të jetë hera e parë që do të ndjekë ndeshjen e ekipit të tij për herë të parë pas gati 13-vitesh dhe e dyta në gjithë historinë që shkon në stadium për të parë Sitin.

sheiku mansur pronari i mançester sitit finalja e champions league

Lini një Përgjigje