TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Qershor 2023, 15:43

“Është një ëndërr të luaj për kombëtaren”, Ernest Muçi: Shqipëria luan për pikët maksimale, besojmë për ‘EURO 2024’

Shkruar nga Pamfleti
“Është një ëndërr të luaj për

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, foli në konferencën për shtyp për sfidat me Moldavinë dhe Ishujtë Faroe. Futbollisti i Lexhias së Varshavës shprehet i lumtur që u bë pjesë e listës, ndërsa thekson se pikët maksimale janë objektivi kryesor.

Grumbullimi? “Jam krenar dhe i lumtur që jam pjesës e listës në këto ndeshje dhe mendoj se trajneri ka besim tek unë, pasi kam komunikuar dhe jam shumë i lumtur.”

Të luash me Kombëtaren? “M’u realizua ëndrra, qëllimi ynë është të marrim pjesë në Europian, ndaj duhet të jemi shumë të fokusuar, tani na duhet të marrim fitoren në ndeshjen e parë.”

Rezultatet? “Kemi një grup shumë të mirë dhe besoj se do ia dalim të marrim një rezultat të mirë.”

Kampionati me Lexhian? “Është një kampionat shumë i fortë, Lexhia bëri një sezon të mirë, në aspektin personal mund të kisha bërë më shumë, por bëmë mirë.”

Strategjia e trajnerit? “Ideja e trajnerit është shumë e mirë për mua dhe lojtarët e tjerë, por kryesorja është të marrim pikët nga dy ndeshjet.”

Konkurrenca me Cikalleshin, Uzunin dhe Sadiku për të luajtur? “Të gjithë kanë bërë mirë me ekipet e tyre, normale që ka konkurrencë, por kryesore është që të bëj mirë Kombëtarja, pastaj do të isha i lumtur po të luaja.”

Të luash me Kombëtaren në “Air Albania”? “Është një ëndërr të luaj për Kombëtaren në këtë stadium, jam shumë krenar që jam pjesë e kombëtares.

ernest muçi sulmuesi i kombëtares shqiptare ndeshjet me moldavinë dhe ishujt faroe

Lini një Përgjigje