TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Qershor 2023, 16:06

Tifozët e Interit dhe Sitit pushtojnë metropolin turk, atmosferë elektrizuese në Stamboll pak orë para finales së Championsit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët e Interit dhe Sitit pushtojnë metropolin turk, atmosferë

Atmosferë elektrizuese para finales së madhe të Champions-it. Tifozët e Interit dhe të Mançester Sitit kanë mbushur baret në qendër të Stambollit, teksa po përgatiten për të përjetuar magjinë e këtij dueli special.

Atmosfera ishte unike në parqet qendrore e po ashtu në zonat e dedikuara për fansat, ndërkohë që shumë prej vizitorëve e shfrytëzuan kohën për të bërë fotografi në atraksionet e metropolit turk. 

Shumë të tjerë zgjodhën të qendronin në bare e restorante, e këndonin këngë dhe brohoritnin për ekipin e tyre të zemrës. 

Një pjesë e tifozëve bënë foto me trofeun zyrtar të Ligës së Kampioneve, që do të qendrojë i ekspozuar deri sa të niset në stadiumin “Ataturk” për finalen e madhe.  Impianti ku do të luhet finalja ka një kapacitet prej 75 mijë spektatorësh dhe do te jetë i tejmbushur. 

finalja e champions league tifozët e interit tifozët e mançester sitit

Lini një Përgjigje