
Afron finalja e Ligës së Kampioneve dhe çdokush mundohet që të parashikojë se si mund të shkojë fati i ndeshjes mes Mançester Sitit dhe Interit. Një prej tyre është edhe Garet Bejl, një lojtar i cili e di se si fitohet Liga e Kampioneve.
Uellsiani ka qenë pjesë e Realit të Madridit dhe në karrierën e tij e ka fituar 5 herë këtë trofe, më të fundit sezonin e kaluar. Edhe uellsiani është munduar që të japë një parashikim, por ka bërë atë që pakkush priste.
Sipas shifrave që ka shkruar Bejl në tabelë, Mançester Siti do të dominojë plotësisht ndeshjen, pasi uellsiani parashikon që anglezët do të fitojnë me rezultatin 5-0. Se sa do i afrohen këto shifra realitetit, do ta tregojë vetëm fusha e lojës.
???? Gareth Bale predicts that Man City will beat Inter 5-0 in the #UCLfinal pic.twitter.com/8V1M5SzXeH
— EuroFoot (@eurofootcom) June 10, 2023
Lini një Përgjigje