TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2023, 12:22

Ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, Milan reagon për vdekjen e Berlusconit: Përgjithmonë me ne!

Shkruar nga Pamfleti

Ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, Milan reagon

Klubi i Milanit ka reaguar për vdekjen e ish-presidentit të tyre legjendar, Silvio Berlusconi.“AC Milan, thellësisht i pikëlluar, vajton ndekjen e të paharruarit Silvio Berlusconi dhe përqafon ngrohtësisht familjen, bashkëpuntorët dhe miqte e tij më të ngushtë. Nesër do të ëndërrojmë për qëllime të tjera, do të gjejmë sfida të tjera, do të kërkojmë fitore të tjera, të cilat ia vlen të kuptojmë se çfarë është e mirë, e fortë dhe e vërtetë tek ne, tek të gjithë ne që kemi pasur këtë aventurë të ndërthurjes së jetës sonë, një ëndërr që quhet Milano.

Faleminderit presidenti, përgjithmonë me ne”, shprehej klubi i Milanit.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë. 

klubi i milanit vdekja e berlusconit

Lini një Përgjigje