
Një ditë pas finales së Championsit në Stamboll, UEFA ka shpallur fituesit e disa çmimeve individuale që lidhen me të gjithë kompeticionin.
“Lojtari i vitit” është shpallur mesfushori spanjoll Rodri, i cili realizoi golin e vetëm të finales, duke i dhuruar trofeun e parë me “veshë të mëdhenj”, Mançester Sitit.
✨???????? @mancity’s final hero Rodri is the 2022/23 #UCL Player of the Season ????#UCLfinal
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 11, 2023
“Goli i Vitit” ka shkuar për sulmuesin norvegjez, Erling Haland. Ai shënoi një supergol ndaj Borusia Dortmundit në fazën e grupeve.
Ndërkohë “Lojtari i ri i vitit” shkon për asin e Napolit, Kviça Kvaratskhelia.
???????????? @sscnapoli star Khvicha Kvaratskhelia is the 2022/23 #UCL Young Player of the Season! ????#UCLfinal
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 11, 2023
Lini një Përgjigje