TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2023, 20:53

Pritjes së gjatë i vjen fundi, Xherdan Shaqiri gjen golin e parë sezonal në MLS (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pritjes së gjatë i vjen fundi, Xherdan Shaqiri gjen golin e parë

Zhbllokohet më në fund Xherdan Shaqiri. Pritjes së gjatë i erdhi fundi, teksa futbollisti me origjinë shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës me fanelën e Çikagos në duelin ndaj Kolumbus Kreu, sfidë kjo e vlefshme për kampionat. 
 
Shaqiri realizoi golin e barazimit në minutën e 88, por skuadra e tij nuk arriti të dilte me pikë nga ky duel.  
Për 31-vjeçarin është goli i parë këtë sezon, teksa është aktivizuar 13 ndeshje.

Hera e fundit që Shaqiri realizonte me Çikagon, ishte 14 shtatori i vitit 2022, në duelin ndaj Montreal, të vlefshëm për sezonin e shkuar. Ky është sezoni i dytë i Xherdanit me skuadrën amerikanë që militon në MLS.   

xherdan shaqiri futbollisti shqiptar

Lini një Përgjigje