TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2023, 19:00

Humbja në finale e ‘Champions’, 'interistëve' nuk ju del inati: Më mirë të ishim mundur 3-0

Shkruar nga Pamfleti

Humbja në finale e ‘Champions’, 'interistëve'

Esteban Cambiaso ka qenë në fushë në 2010-ën kur zikaltrit fituan tripletën dhe po ashtu ka qenë në Stamboll në mbrëmjen në të cilën Interi humbi finalen përballë Mançester Sitit me rezultatin 1-0.

Në rolin e opinionistit, argjentinasi ka analizuar paraqitjen e skuadrës së Inzagit dhe ka treguar edhe bisedën e menjëhershme me lojtarët zikaltër pas ndeshjes. “

Siti e meritoi finalen për atë që ka bërë gjatë gjithë sezonit dhe jo për atë që bëri në finale. Ishte një ndeshje që u luajt siç ka dëshiruar skuadra e Inzagit dhe në fund rezultoi e ekuilibruar. Kam folur me disa nga lojtarët fill pas ndeshje, ndërkohë që ishin duke marrë medaljet dhe më kanë treguar gjithë hidhërimin e tyre për mënyrën si shkuan gjërat. Më kanë thënë që për ta do të ishte më mirë nëse do të humbnin 3-0 këtë ndeshje”, tha ish mesfushori zi kaltër. 

inter cambiaso champions

Lini një Përgjigje