TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2023, 16:05

Titullari i kuqezinjve mungon në stërvitje, ankth te kombëtarja shqiptare në prag të ndeshjes me Moldavinë

Shkruar nga Pamfleti

Titullari i kuqezinjve mungon në stërvitje, ankth te kombëtarja

Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, atë kundër Moldavisë, e cila do të luhet mbrëmjen e së shtunës në “Air Albania”.

Në kërkim të një formacioni ideal dhe më shumë sulmues, Silvinjo po kërkon dita-ditës lojtarët e duhur që do të hedhë në fushë për këtë takim, që padyshim duhet të fitohet nëse duam që të realizojmë objektivin e kualifikimit në “EURO 2024”.

Gjatë seancës së djeshme stërvitore, në fushë ka zbritur edhe Jasir Asani, i cili ka punuar i diferencuar dhe me vrapime të lehta, duke qenë se anësori vjen nga një vend i largët si Koreja e Jugut dhe ka kaluar mbi 20 orë udhëtim me avion.

Një tjetër futbollist i cili nuk u stërvit në fushë me grupin, ishte edhe Berat Gjimshiti. Nuk dihet nëse mbrojtësi ka ndonjë shqetësim, apo thjesht mbingarkesë dhe është lënë pushim nga braziliani.

kombëtarja shqiptare berat gjimshiti mbrojtësi kuqezi

Lini një Përgjigje