
Interi hoqi dorë nga gara për Romelu Lukakun, pasi sulmuesi belg kishte filluar të “flirtonte” me rivalët e përjetshëm të Juventusit. Duke parë që bardhezinjtë e “Zonjës së Vjetër” nuk janë më të interesuar si në fillim për të, Lukaku i ka kërkuar falje zikaltërve, por për këta të fundit nuk ka më kthim mbrapa, pasi historia e dashurisë ka marrë fund njëherë e mirë.
30-vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket qartë se ia faturon fajin Interit.
“Kur kjo urrejtje nuk funksionon, ata fillojnë të thonë gënjeshtra”, mesazhi i postuar në Instagram nga Big Rom, i cili tani po stërvitet me Çelsin në kërkim të një strehimi përfundimtar për sezonin e ardhshëm.
Një mesazh që i drejtohet sidomos faqes së parë të “Gazzetta dello Sport” ditën e sotme, e cila shkruan se sulmuesi tashmë është në gjunjë përpara Interit për të kërkuar falje për tradhtinë dhe kontaktet me Juventusin e Milanin, teksa i kishte dhënë fjalën Interit.
Sipas sulmuesit janë të gjitha gënjeshtra, por duke shtuar se Zhang dhe Interi nuk e pranojnë më në gjirin e tyre.
Lini një Përgjigje