
Mesi i jep fitoren Inter Majemit në debutim, Devid Bekam nuk i mban lotët: Është shumë e bukur për të qenë e vërtetë (Video)
Lionel Mesi debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme me Inter Miamin. Ylli argjentinas ishte vendimtar në fitoren 2-1, që skuadra e tij arriti përballë Kruz Azul, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës.
Fituesi i Kupës së Botës realizoi në minutën e 90+4 golin e fitores. Menjëherë pas golit të Mesit, kamerat fokusuan David Beham. Ish ylli i Mançester Junajtid tashmë si bashkëaksioner në këtë klub u filmua me lot në sy në momentin e shënimit të golit.
Në atë moment, Devid Bekam pa një ëndërr që e kishte dashur për shumë vite duke u realizuar: Mesi në Amerikë për të predikuar futbollin. Është shumë e bukur për të qenë e vërtetë.
Disa vite larg fushës si lojtar profesionist, por siç duket emocionet i ka njëjtë të gjalla në memorien e tij.
David Beckham in tears after Messi’s goal! ????pic.twitter.com/WMD3QHggv1
— Leo Messi ???? Fan Club (@WeAreMessi) July 22, 2023
Lini një Përgjigje