TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shkurt 2026, 20:26

Kosova merr lajmin e mirë një muaj para ndeshjeve “play-off”, mbrojtësi sllovak dëmtohet dhe humbet sfidën me “dardanët”

Shkruar nga Pamfleti

Kosova merr lajmin e mirë një muaj para ndeshjeve

Mbrojtësi i Fenerbahçes, Milan Skriniar, ka pësuar një dëmtim gjatë humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Notingham Forest, në ndeshjen e parë të fazës “play-off” të Ligës së Europës, e zhvilluar të enjten.

Sipas raportimeve të mediave sportive, lojtari sllovak pritet të qendrojë jashtë fushave për rreth një muaj e gjysmë. Nëse ky afat konfirmohet, ai do të mungojë në ndeshjen e “play-off”-it për Botërorin mes Sllovakisë dhe Kosovës, e planifikuar të zhvillohet më 26 mars.

Deri më tani, klubi turk nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi shkallën e dëmtimit apo kohën e saktë të rikuperimit të mbrojtësit.

Skriniar ka qenë një nga titullarët e rregullt të Fenerbahçes gjatë këtij sezoni, duke u aktivizuar në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe duke shënuar dy gola. Mungesa e tij mund të ndikojë si në planet e skuadrës turke në garat europiane, ashtu edhe në përfaqësuesen sllovake në prag të sfidave të rëndësishme ndërkombëtare.

milan skriniar mbrojtësi sllovak

Lini një Përgjigje