TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shkurt 2026, 19:41

Dëmtimi i Medon Berishës zgjat më shumë se parashikimi, mesfushori kuqezi mungon ndaj Interit

Shkruar nga Pamfleti

Dëmtimi i Medon Berishës zgjat më shumë se parashikimi,

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Medon Berisha, vijon të mbetet jashtë fushave për shkak të dëmtimit të pësuar më 12 dhjetor, në ndeshjen ndaj Pizës. Lojtari u detyrua të largohej që në minutat e para të takimit, pas një problemi fizik që fillimisht u konsiderua jo serioz.

Në atë kohë u raportua se 22-vjeçari do të qendronte rreth një muaj jashtë fushës së blertë. Megjithatë, rikuperimi ka rezultuar më i gjatë se parashikimi fillestar. Berisha nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e radhës në kampionat, ku Leçe do të përballet me Interin, dhe nuk pritet të jetë as në stol.

Sipas burimeve pranë klubit, mesfushori vijon të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e grupit, çka tregon se procesi i rikuperimit ende nuk ka përfunduar.

Deri më tani, Berisha ka humbur 11 javë në Serinë A për shkak të këtij dëmtimi. Para se të lëndohej, ai ishte në një formë të mirë sportive, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë tre asistime në kampionat.

Ende nuk ka një afat zyrtar për rikthimin e tij në fushë.

medon berisha mesfushori i kombëtares shqiptare leçe

Lini një Përgjigje