TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shkurt 2026, 19:19

Nejmar tërhiqet nga futbolli? Deklarata e fortë e brazilianit: Mund të largohem në fund të vitit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nejmar tërhiqet nga futbolli? Deklarata e fortë e brazilianit: Mund

Nejmar ka pranuar se mund t’i japë fund karrierës së tij profesionale në fund të vitit 2026, pas një periudhe të gjatë të shoqëruar me probleme fizike që kanë ndikuar në vazhdimësinë e tij në fushë.

Sulmuesi 34-vjeçar, i cili aktualisht aktivizohet me Santos, ka theksuar se synimi i tij kryesor mbetet përfaqësimi i Brazilit në Kupën e Botës së verës së ardhshme. Megjithatë, ai ka lënë të hapur mundësinë e tërheqjes, duke pranuar se e ardhmja e tij varet nga gjendja fizike dhe zhvillimet në muajt në vijim.

Në dhjetor 2025, Nejmar iu nënshtrua një operacioni në gju, pas një periudhe të gjatë jashtë fushave për shkak të dëmtimit të ligamentit kryesor. Lëndimet e shpeshta kanë qenë një ndër faktorët kryesorë që kanë shoqëruar fazat e fundit të karrierës së tij.

Pas rikthimit te Santos, klubi ku nisi karrierën, ai ka rinovuar kontratën deri në fund të vitit kalendarik dhe ka shprehur se po e shijon sërish futbollin në vendlindje.

Një rikthim në kombëtaren braziliane mbetet prioritet për ish-lojtarin e Barcelonës dhe PSG-së. Nejmar nuk është grumbulluar me Brazilin që nga tetori i vitit 2023, ndërsa ka bërë të ditur se vendimi përfundimtar mbi vazhdimësinë e karrierës do të merret pas një përpjekjeje tjetër për të fituar trofeun e Kupës së Botës — titull që i ka munguar gjatë karrierës së tij.

Nuk e di se çfarë më rezervon e ardhmja. Është e mundur që në dhjetor të dua të lë futbollin. Ky vit është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për Santos, por edhe për kombëtaren braziliane dhe për mua.”

Nejmar ka sqaruar se ka ndjekur një plan të kujdesshëm rikuperimi, duke munguar në disa ndeshje për të shmangur rrezikun e rikthimit të lëndimeve.

Doja të kthehesha 100% këtë sezon, dhe për këtë arsye pushova disa ndeshje. E di që shumë njerëz flasin dhe nuk e kuptojnë realitetin e përditshëm, por unë duhet ta përballoj këtë. Santos ka bërë një plan të shkëlqyer për mua. Në fund vendosa të pushoj për t’u kthyer pa dhimbje, pa frikë dhe në formë të shkëlqyer,” u shpreh ai.

E ardhmja e sulmuesit brazilian mbetet e hapur, ndërsa sezoni dhe performanca në arenën ndërkombëtare pritet të jenë përcaktuese për vendimin e tij përfundimtar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CazéTV (@cazetv)

nejmar sulmuesi brazilian santos

Lini një Përgjigje