TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2026, 13:04

“Analfabetë, turp”, vijon protesta para Kuvendit; Policia krijon korridor kalimi për deputetët

Shkruar nga Pamfleti
“Analfabetë, turp”, vijon protesta para Kuvendit; Policia
Protesta

Prej 3 orësh, qytetarët po zhvillojnë protestën para Parlamentit, ndërsa po zhvillohet seanca plenare, e cila është shoqëruar me debate.

Protesta është në kuadër të “revolucionit flamingo”, sikundër është pagëzuar revolta qytetare kundër klasës politike në tërësi dhe Kryeministri Edi Rama në veçanti.

Dhjetra forca policore, përfshirë edhe ato të FNSH-së, kanë ndërhyrë duke krijuar një korridor që u jep mundësinë deputetëve të dalin nga Parlamenti, ndërsa protestuesit në disa raste kanë hedhur vezë dhe bidona me ujë ndaj automjeteve të ministrave dhe deputetëve.

“Turp, turp, turp”, ishin thirrjet që protestuesit kanë hedhur ndaj Policisë, teksa kjo e fundit detyroi qytetarët që të zhvendosen nga rruga, duke çliruar në këtë mënyrë aksin rrugor.

“Parlamenti i krimit” dhe “Parlamenti në kosh” ishin të tjera thirrje të protestuesve, që kërkojnë prej ligjvënësve të dorëzojnë mandatet, ndërsa Kryeministrit i kërkojnë dorëheqjen.

“Nuk ua lirojmë rrugën hajdutëve dhe analfabetëve. Kjo është tokë publike, e jona, nuk e lirojmë”, tha një protestues, ndërkohë në kor u bënë thirrje kundër patronazhistëve.

protesta perplasje policia

Lini një Përgjigje