TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Maj 2025, 21:57

Kombëtarja zbret në fushë për eliminatoret e Botërorit, Nedim Bajrami venit kuotat e titullarit

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja zbret në fushë për eliminatoret e Botërorit,

Një tjetër dimension i situatës së Bajramit është ai i Kombëtares shqiptare. Pas disa ndeshjeve të mëparshme ku ai ishte një pjesë e rëndësishme e skuadrës, ndoshta më shumë për shkak të talentit të tij, tashmë situata është përkeqësuar.

Trajneri Silvinjo, duket se nuk është i bindur nga paraqitjet e tij. Silvinjo ka shfaqur dyshime për Bajramin dhe ka treguar se ai nuk e shikon atë si një alternativë të sigurt në fushë, duke i dhënë prioritet lojtarëve që janë në një formë më të mirë dhe që ofrojnë më shumë siguri.

Kjo u pa edhe në ndeshjen e fundit të Kombëtares. Bajrami mund të jetë ende në listë për ndeshjet e ardhshme, por dyshimet për mundësinë e tij për të luajtur janë të mëdha. Forma e tij e dobët, së bashku me konkurrencën e madhe për një vend titullari në Kombëtare, i ka ulur shanset për të luajtur rregullisht në ndeshjet e ardhshme.

nedim bajrami mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje