TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Maj 2025, 21:12

Nuk do të jetë Gallatasaraji ekipi i tij i ri, Xhaka udhëton drejt Arabisë Saudite; zbulohet paga e majme e mesfushorit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Nuk do të jetë Gallatasaraji ekipi i tij i ri, Xhaka udhëton

Granit Xhaka me shumë gjasa do të largohet nga Bajer Leverkuseni pas dy viteve qendrim shumë të suksesshme në klubin gjerman.

Sipas “Telegrafi”-t bëhet me dije nga burime të afërta me lojtarin se Xhaka pas përfundimit të sezonit në Bundesligë ka udhëtuar drejt Lindjes së Mesme, më saktësisht drejt Arabisë Saudite ku edhe mund ta vazhdojë karrierën nga vera e këtij viti.

32-vjeçari në klubin gjerman ka pagë prej dy milionë eurove neto në sezon, ndërsa transferimi në ndonjërin nga klubet e interesuara në Arabinë Saudite do të thotë se Xhaka do të fitojë mbi 10 milionë euro në sezon, çka nënkupton edhe kontratën më të mirë të jetës për të.

Për shërbimet e mesfushorit me origjinë shqiptare interesohen 3 klube arabe. Palët janë në bisedime të avancuara, ndërsa Xhaka po shqyrton me shumë kujdes ofertat.

Këtë edicion Xhaka ka zhvilluar 49 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me fanelën e ‘Aspirinave’, teksa ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

granit xhaka mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje