TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Mars 2024, 22:03

“Kisha nevojë për pushime”, Igli Tare: Jam gati të rikthehem, ja kriteret për klubin e ardhshëm!

Shkruar nga Pamfleti

“Kisha nevojë për pushime”, Igli Tare: Jam gati të

Ish-futbollisti i kombëtares, Igli Tare, rikthehet të flasë për periudhën e kohës kur mbulonte rolin e drejtorit sportiv te Lazio. Tare, në një intervistë për “La Lazio siamo noi”, theksoi se aventurën në klubin kryeqytetas nuk e mbylli për shkak të një konflikti me presidentin Claudio Lotito.

Ai shtoi se është gati t’i rikthehet profesionit në çdo klub që ka ambicie dhe është konkurrues.

Nuk u largova nga Lazio për shkak të ndonjë konflikti, e kisha lajmëruar më herët se do të largohesha nga Lazio pasi kisha nevojë për një pauzë. Për mua ishte shumë e rëndësishme që ta lija Lazion në nivele të larta, kur unë e mora përsipër detyrën te kryeqytetasit, klubi ishte në një situatë krejtësisht ndryshe.

Lazio do të mbetet përgjithmonë një eksperiencë shumë e veçantë për mua. Nga ana tjetër, jam gati të rikthehem në detyrë, për mua nuk ka shumë rëndësi emri i klubit. Mjafton të jetë një klub me ambicie dhe që kërkon të rrisë futbollistët, e që gjithashtu synon pjesëmarrjen në Kupat e Europës pasi kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Tare.

Lini një Përgjigje