TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Mars 2024, 20:48

“Sassuolo skuadra ideale”, agjenti i Marash Kumbullës: Prioriteti i tij mbetet Europiani me Shqipërinë!

Shkruar nga Pamfleti

“Sassuolo skuadra ideale”, agjenti i Marash Kumbullës:

Agjenti i Marash Kumbullës, Gianni Vitali ka dhënë një intervistë ku ka folur për kalimin në huazim nga Roma te Sassuolo të shqiptarit dhe për Europianin.

Ai deklaroi se Kumbulla u detyrua që të hiqte dorë diçka nga aspekti ekonomik në mënyrë që të shkonte te Sasuolo, për të marrë më shumë minuta dhe për të qenë pjesë e skuadrës së Europianit.

Vitali shtoi se Kumbulla ndodhet në një formë tepër të mirë dhe se mezi po pret që të përfaqësojë kombëtaren në Euro 2024.

Akordi në janar nuk ishte i thjeshtë, sidomos për të gjetur një marrëveshje mes të gjitha palëve. Roma e jepte vetëm në huazim dhe djaloshi vinte nga një dëmtim i rëndësishëm. Në fund gjithçka shkoi mirë dhe djaloshi mbërriti te Sasuolo, ku Marashi do të luftojë deri në fund për mbijetesën. Që të luante, ka hequr dorë nga diçka në aspektin ekonomik, por ishte e rëndësishme për të, që të mos humbasë Kombëtaren në perspektivë e Europianit dhe për t’u kthyer i gatshëm te Roma.

Tani është shumë mirë, formën e rigjen vetëm duke luajtur por ai është një futbollist i cili me vetëm dy ndeshje në këmbë e gjen menjëherë formën ideale. Ai pret me padurim që të luajë nga minuta e parë, ndoshta që nga ndeshja e ardhshme. Europiani? Shqipëria ka fituar një grup kualifikues me skuadra të rëndësishme, ka disa djem që po shpërthejnë dhe disa lojtarë të afirmuar. Është një skuadër që nëse arrin në gjendje të mirë në Europian”, tha ai.

Lini një Përgjigje