TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2024, 20:09

Po përgatitej sulm edhe për Kampionatin Europian, sulmi i ISIS në Rusi tremb Gjermaninë si organizatore e “EURO 2024”

Shkruar nga Pamfleti

Po përgatitej sulm edhe për Kampionatin Europian, sulmi i ISIS në

Shtohen masat anti-terror pas sulmit të ISIS në Rusi. Sulmi terrorist i së premtes në Moskë ngjalli sërish frikën nga Shteti Islamik në gjithë Europën e më gjerë.

Gjermania ka në plan të vendosë kontrolle të përkohshme në kufijtë e vendit dhe të shtojë masat e sigurisë gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian të Futbollit, “EURO 2024”, në vendet ku parashikohen grumbullime të mëdha tifozësh.

Grupi terrorist i Shtetit Islamik të rajonit të Korasanit dyshohet se është përgjegjës për sulmin e përgjakshëm në Moskë. Kërcënimet më të shumta nga terrorizmi islamik në Gjermani na vijnë nga ky grup’.

Ministrja e brendshme gjermane, Nensi Fezer tha se javën e kaluar ishte parandaluar një sulm që ky grup kishte në plan ta kryente Suedi, por që po e organizonte në Gjermani. Masat kundër terrorizmit janë ashpërsuar edhe në Francë, Itali e shumë shtete të tjera të unionit.

 

isis sulmi terrorist në rusi gjermania

Lini një Përgjigje