TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2024, 18:31

“Kurrë nuk kam thënë festë e çmendur për të gjithë”, dëshmia tronditëse e gazetares së dhunuar seksualisht nga lojtarët e Velez

Shkruar nga Pamfleti

“Kurrë nuk kam thënë festë e çmendur për

Shtypi argjentinas zbuloi, në orët e fundit, raportin shqetësues të gazetares 24-vjeçare, e cila një javë më parë akuzoi katër futbollistë të Velez Sarsfield: Sebastian Sosa, Hoze Florentin, Braian Kufre dhe Abiel Osorio, se kanë ushtruar sulme seksuale mbi të.

Në gjykatë, e reja u shpreh se jeta e saj u bë “ferr” dhe se nuk mund të dilte më vetëm nga shtëpia, duke theksuar se pavarësisht se kishte pranuar të shkonte në dhomën e hotelit atë natë, gjithçka që ndodhi atje nuk kishte pëlqimin saj.

"Do të filloj duke thënë se ky do të jetë burgu im, sepse jeta ime ka tre javë ferr dhe burg, gjithçka më duket e çmendur. Kam frikë. Nuk më duket e drejtë që të kalojnë pjesën tjetër të gjyqit në një shtëpi me pishinë, me një fushë futbolli, duke jetuar mirë, ndërsa jeta ime është ferr për tre javë. Nuk mund të shkoj askund vetëm. Fytyra ime është kudo.

Ata kanë emrin tim, gjithçka. Unë mundem vetëm të mos dal, të mos blej një libër në qendër, sepse njerëzit vazhdojnë të më shikojnë. Komentet që më kanë ardhur kanë qenë të gabuara, jo vetëm që më kanë hequr dinjitetin dhe seksualitetin, por edhe karrierën time, ëndrrat, lumturinë time, buzëqeshjen time dhe mbi të gjitha vullnetin për të jetuar”,- nisi duke dëshmuar viktima, cituar nga ‘Olé’.

Dhe ajo vazhdoi: "Unë nuk pranoj vullnetarisht të shkoj në një hotel me katër persona dhe në asnjë moment nuk thashë "festë e çmendur për të gjithë". Këto nuk ishin kurrë fjalët e mia. Ata donin të dërgonin një mesazh tjetër. Sa herë që jam dakord me diçka, një futbollist të më japë taktika, ose të më tregojë lajme për ekipin, të pi diçka, të dalë, për çfarëdo, është diçka private, nuk dua që kjo të ngatërrohet me jetën time sportive, si gazetare.

Jeta private apo çdo gjë. Kam dhënë pëlqimin për të shkuar në hotel, por për çdo gjë që ndodhi më pas nuk u pëlqye. Pranova të shkoja spontanisht, por çdo gjë që erdhi më pas ishte e pavetëdijshme. Nuk isha në vetëdije, nuk isha 100 % e qartë në çdo moment. Në disa momente koka përgjigjej, por trupi jo. Asnjë viktimë nuk flet për momentin, sepse është diçka që kërkon pak kohë për t'u përpunuar.

Unë shkova në punë ditët në vijim. Jo sepse isha mirë, ose sepse asgjë nuk kishte ndodhur, ishte një mekanizëm mbrojtës. Për të thënë ‘OK’, do të përpiqem të eci përpara'. Sigurisht që nuk mund të ecja përpara dhe kolegët e mi e panë që nuk isha mirë dhe se diçka nuk shkonte. Shkova te gjinekologu me një ndjenjë ankthi, duke qarë dhe duke i kërkuar që të më shihnin. Koka më punoi për një moment, trupi jo."

 

futbollistët e velez gazetarja argjentinase

Lini një Përgjigje