TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2024, 17:44

Silvinjo e ëndërron ta ketë në kombëtare, sulmuesi shqiptar shkëlqen dhe shënon me Gjermaninë U-21 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo e ëndërron ta ketë në kombëtare, sulmuesi

Sulmuesi me origjinë shqiptare, por që luan me përfaqësuesen gjermane të moshave, Brajan Gruda ka gjetur golin me Gjermaninë U-21 kundër Izraelit, në ndeshjen që “Pancerat” fituan 2-0. Ky takim ishte i vlefshëm për kualifikueset e Europianit në grupmoshën 21-vjeçare. Goli u shënua në minutën e 15 të takimit nga sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda.

19-vjeçari është pjesë e Maincit në Bundesligën Gjermane. Për të interesi nuk mund të mungojë te Kombëtarja shqiptare, ndërsa vendimi për të ardhmen akoma mund të ndryshojë. Më tej në pjesën e dytë, Gjermania U-21 shënoi edhe një gol të dytë duke marrë kryesimin e grupit D.

brajan gruda sulmuesi shqiptar gjermania u-21

Lini një Përgjigje