
Mesfushori italian i Newcastle, Sandro Tonali u përjashtua nga futbolli ndërkombëtar për dhjetë muaj në tetor, pasi kishte thyer rregullat e basteve.
Këto shkelje të rregullave erdhën nga koha e tij në Itali, pra përpara se Newcastle të shpenzoi 70 milionë euro verën e kaluar. Agjenti i tij tha në atë kohë se 23-vjeçari vuante nga një problem me kumarin.
Por mesa duket vesi i vjetër është vështirë të dali nga Tonali. Të enjten, Federata Angleze e Futbollit (FA) raporton se Tonali akuzohet se ka thyer rregullat e basteve edhe në Angli.
Sandro Tonali është akuzuar për sjellje të pahijshme në lidhje me pretendimin për shkelje të rregullave të basteve të FA, shkruan shoqata.
FA beson se Tonali ka vënë bast para për ndeshjet e futbollit 50 herë në periudhën nga 12 gushti deri më 12 tetor, në të njëjtën ditë kur u mor në pyetje për shkeljet e rregullave nga futbolli italian.
Newcastle shkruan në një mesazh në faqen e tij të internetit se ata janë vënë në dijeni për akuzën. Ata shkruajnë se Tonali ka mbështetjen e plotë të klubit në hetim. Përtej kësaj, as Newcastle dhe as Tonali nuk kanë pranuar të komentojnë për këtë çështje. Tonali ka afat deri më 5 prill për t'iu përgjigjur akuzës.
Lini një Përgjigje