TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2024, 20:31

Dani Alvesh lirohet me kusht, por nuk mund të largohet nga Spanja, pasuria e brazilianit arrin në 55 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Dani Alvesh lirohet me kusht, por nuk mund të largohet nga Spanja, pasuria

Dani Alvesh ka dalë nga burgu me liri me kusht,  por nuk mund te largohet dot nga Spanja, pasi i është konfiskuar pasaporta, duke paguar garancinë prej një milion eurosh që duhej për të dalë nga burgu, por që asgjë për të nuk ka përfunduar.

Pavarësisht vështirësive në mbledhjen e parave, ai më në fund arriti të marrë lirimin e përkohshëm në pritje të dënimit përfundimtar, me ankesat e paraqitura nga Prokuroria, prokuroria private dhe mbrojtja, të cilët kundërshtojnë shqyrtimin e rrethanave lehtësuese në rastin e tij.

Dani Alvesh u përball me gjyq për sulm seksual më 5 shkurt 2024, pasi kishte kaluar një vit në paraburgim. Kanë kaluar 14 muaj që kanë ndryshuar jetën e mbrojtësit të djathtë që nga largimi i tij prej Pumas de Meksiko.

Braziliani është futbollisti i dytë më i suksesshëm në historinë e futbollit. Vetëm Lionel Mesi ka fituar më shumë tituj se Dani Alvesh. Ai ka grumbulluar 43 trofe (gjashtë La Liga, pesë Kupa të Mbretit, pesë Superkupa Spanjolle, katër Superkupa Evropiane, tre Liga të Kampionëve, tre Kupa të Botës për Klube, dy Kupa UEFA, dy Liguë 1, një Superkupë Franceze, një Kupë Verilindore, një Seria A, një kupë italiane, një kupë franceze, një kupë të ligës franceze dhe një kampionat Paulista). Të ardhurat e tij kanë qenë gjithmonë të barabarta me sukseset e tij sportive.

Kontrata e fundit e madhe e futbollistit brazilian ishte me Pumas, një klub meksikan që e paguante atë më shumë se 300,000 euro në muaj. Te Barcelona, ​​pas rinovimeve të shumta, ai fitoi rreth 10 milionë euro në vit. Ai kaloi gjithashtu përmes Sevijas, Juventusit dhe PSG-së, klube të krijuara në elitën evropiane dhe që mund të përballojnë të paguajnë paga tërheqëse për futbollistët. Në total, sipas “Celebrity Net Worth”, një portal i specializuar për pasurinë e të famshmëve, Dani Alvesh ka një pasuri afër 55 milionë euro.

 

 

 

dani aëvesh futbollisti brazilian

Lini një Përgjigje