TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2023, 17:35

Kaosi në finalen Liverpul-Real Madrid, UEFA bën ‘mea culpa’, do të rimbursojë tifozët e prekur në “Stade de France”

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në finalen Liverpul-Real Madrid, UEFA bën ‘mea

UEFA përmes një deklarate në faqen e saj të internetit, ka bërë me dije se do të rimbursojë tifozët që u prekën më shumë në “Stade de France” më 28 maj 2022 gjatë finales së Champions League mes Liverpulit dhe Realit të Madridit.

Edhe pse UEFA fillimisht fajësoi tifozët e Liverpulit , duke pretenduar se disa prej tyre ishin në Paris me bileta false, u detyrua të bënte një kthesë, pasi një komision i pavarur gjeti organizatorët dhe policinë franceze si përgjegjës.

"Ne kemi marrë parasysh një numër të madh pikëpamjesh të shprehura, si publikisht ashtu edhe privatisht, dhe besojmë se kemi hartuar një plan gjithëpërfshirës dhe të drejtë," tha në një deklaratë sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Teodoros Teodoridis.

Ne vlerësojmë kontributin e organizatave të mbështetësve të Liverpulit, Spirit of Shankly (SOS) dhe Liverpool Disabled Supporters Association (LDSA), si dhe dialogun e hapur dhe transparent gjatë kësaj periudhe. Ne e njohim përvojën negative të këtyre tifozëve në atë ditë të caktuar dhe do të kompensojmë tifozët që kishin blerë bileta dhe ishin më të prekur nga vështirësia e hyrjes në stadium”, shtoi z. Teodoridis.

Siç njoftoi UEFA, kompensimi ka të bëjë me mbajtësit e biletave në portat A, B, C, X, Y, Z të “Stade de France”, si dhe të gjithë ata që nuk kanë mundur të hyjnë në stadium në kohë për orën e planifikuar të fillimit të finales. Në total, Liverpuli kishte marrë 19618 bileta për finalen, me çmime që varionin nga 70 deri në 700 euro. Përfitues të kompensimit, megjithatë, mund të jenë tifozët e Realit si dhe tifozë neutralë.

Vendimi i UEFA-s u mirëprit nga dy shoqatat e tifozëve të Liverpulit, SOS dhe LDSA, të cilët theksuan në një deklaratë se Konfederata Evropiane njeh përgjegjësitë e saj për "fiasko". Ata shtojnë se pagesa e kompensimit nuk e përjashton UEFA-n nga nevoja për të vazhduar me përmirësime, duke miratuar propozimet që përmban opinioni i komitetit të pavarur.

Kujtojmë që në finalen e vitit 2022, para ndeshjes, kaosi kaploi pas problemeve me kontrollin e turmës së tifozëve, gjë që çoi në shtyrjen e fillimit të ndeshjes me 36 minuta. Reali i Madridit e fitoi finalen 1-0, duke ngritur trofeun e 14 të Champions League.

uefa liverpul-real madrid finalja e champions league

Lini një Përgjigje