TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2023, 17:13

Sporti është emocion, tenistja ukrainase mposht rusen në finale, heziton t’i japë dorën

Shkruar nga Pamfleti
Sporti është emocion, tenistja ukrainase mposht rusen në finale,

Sporti është emocion. Tenistja e njohur ukrainase, Marta Kostjuk ia doli të fitojë titullin e WTA në ATX Open. Kostjuk triumfoi 2-0 (6:3, 7:5) me sete ndaj kundërshtares nga Rusia, Varvara Graçeva.

Ajo që ra në sy është fakti se Kostjuk hezitoi t’i jepte dorën rivales, teksa emocionet për të ishin mjaft të mëdha.

Çdokujt që është në tribuna dhe çdokujt që po na shikon, posaçërisht në Ukrainë, dua të them: Slava Ukraini. Të jesh në pozicionin që jam tashmë, është ekstremisht speciale ta fitosh këtë titull. Dua t’ia dedikoj këtë titull Ukrainës dhe të gjithë njerëzve që po luftojnë dhe që kanë vdekur deri tani” – Tha Kostjuk.

 

marta kostjuk tenistja ukrainase varvara graçeva

Lini një Përgjigje