TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2023, 16:29

Sukses i jashtëzakonshëm i arbitrave shqiptarë në Europë, iu besohet ndeshja më e rëndësishme e Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Sukses i jashtëzakonshëm i arbitrave shqiptarë në

Arbitrat shqiptarë në vitet e fundit po ngjisin shkallët e karrierës, teksa kanë arritur të gjykojnë në skenat europiane. Champions League ende nuk është arritur por në Europa League dhe Conference League janë thuajse çdo javë.

UEFA ka publikuar së fundmi gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në ndeshjene fazës së 1/8-ave të Conference League mes Fiorentinës dhe Sivasporit dhe Enea Jorgji do të jetë kryesori në këtë takim.

Asistentë të tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

Sa i përket VAR-it, Jorgji do të asistohet nga dy gjyqtarë portugezë.

Sukses i jashtëzakonshëm i arbitrave shqiptarë në

arbitrat shqiptarë liga e konferencës fiornetina-sivaspor

Lini një Përgjigje