TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2023, 16:08

10-vite më parë përdhunoi 23-vjeçaren shqiptare, Robinjo dënohet me 9-viet burg nga autoritetet braziliane

Shkruar nga Pamfleti

10-vite më parë përdhunoi 23-vjeçaren shqiptare, Robinjo

Një vit më parë, Gjykata e Shkallës së Tretë të Milanos ka konfirmuar dënimin me 9-vite burg për ish-sulmuesin brazilian, Robinjo.

Në vitin 2013, bashkë me miqtë e tij përdhunoi një shtetase shqiptare 23-vjeçare dhe pas shumë vitesh shmangieje të përgjegjësisë ndaj drejtësisë, duket se ka ardhur koha që ai të paguajë.

Sipas mediave italiane, prokuroria e Milanos ka qenë vazhdimisht në lëvizje për ekstradimin e ish-futbollistit si dhe mikut të tij, Rikardo Falko, i dënuar për të njëjtin fakt të rëndë.

Meqenëse Brazili nuk lejon që shtetasit e tij të ekstradohen, duke mos njohur marrëveshje të tilla, prokuroria pati lëshuar një kërkesë arresti ndërkombëtar, në mënyrë që në momentin kur ata të largoheshin nga Brazili, të arrestoheshin në shtete të tjera dhe të dërgoheshin në Itali për të vuajtur këtë dënim.

Robinjo dhe Falko, bashkë me katër persona të tjerë që nuk janë identifikuar, kanë takuar shtetasen shqiptare në një lokal gjatë një feste datëlindjeje.

Futbollisti, pasi kishte dërguar në shtëpi bashkëshorten, ishte kthyer dhe i kishte ofruar asaj pije alkoolike derisa kishte humbur ndjenjat e më pas të gjithë e kishin përdhunuar.

Lidhur me situatën, mund të ndërhyjë qeveria braziliane, e cila mund të miratojë zbatimin e dënimit në fjalë në një vend të Amerikës Latine.

robinjo ish-sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje