
Eliminimi i Bajernit nga Liga e Kampioneve ka bërë që në shtëpinë bavareze, të jetë një kaos i vërtetë. Në vetëm 2 javë, Bajerni ka humbur dy objektiva, ku përveç Champions League, vetëm pak ditë më parë u eliminua edhe nga Kupa e Gjermanisë.
Për këtë situatë në Mynih, drejtuesit po kërkojnë një përgjegjës dhe prestigjiozja gjermane “Bild” raporton se i rrezikuari kryesor është Shefi Ekzekutiv, Oliver Kahn. Merkatoja e dështuar, ndërrimi i trajnerit dhe dalja nga 2 objektivë shumë të rëndësishëm, kanë bërë që pozitat e Kahn të lëkunden.
“Që nga vera e vitit 2021, Oliver Kahn ka qenë njeriu përgjegjës si kryetar i Bordit drejtues të klubit bavarez. Bilanci që atëherë është vetëm një titull dhe asnjë sezon në gjysmëfinalen e Champions League.
Këtë sezon, pengesa e radhës ishte Mançester Siti, e cila kaloi më tej pas humbjes 3-0 në “Etihad Stadium” një javë më parë dhe barazimit 1-1 të mbrëmshëm në “Allianz Arena”.
Gjithashtu, në dy sezonet e fundit, Bajerni nuk ka arritur të kualifikohet në asnjë finale të Kupës së Gjermanisë, që konsiderohet gjithashtu dështim.
Kahn nuk i plotësoi dëshirën Alabas për rritjen e pagëes, duke e lënë të lirë për t’u larguar te Reali i Madridit, por investoi 120 milionë për të transferuar Upamekanon dhe De Ligt. Afroi trajner pa eksperiencë, si Nagelsman dhe largoi një lojtar si Levandovski”.
Vetëm pak ditë më parë, Bajerni shkarkoi trajnerin Nangelsman, duke emëruar Tuhelin në krye të pankinës. Situata në kampin bavarez nuk është aspak e qetë dhe ajo që ndodhi pak ditë më parë mes Sane dhe Mane, duket se nuk ishte një rastësi.
Lini një Përgjigje