
Përfundojnë dy ndeshjet që mbyllin raundin çerekfinal të Champions League. Interi ka mundur me rezultatin 3-2 Benfikën, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
Zikaltërit zhbllokuan sfidën në minutën e 14. Barela u fut bukur brenda zonës, teksa me një të majtë të kalibruar e dërgoi topin në trekëndësh.
Në minutën e 38, Benfika vendosi baraspeshën. Aursens realizoi një gol mjaft të bukur me kokë pas harkimit të Rafa Silvës, duke mos falur brenda zonës.
Në minutën e 68, Interi kaloi sërish në avantazh. Kombinim perfekt Dimarko-Lautaro Martinez, me këtë të fudnit që nuk fali duke shtyrë topin drejt rrjetës.
10 minuta, skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi trefishoi shifrat. Korreas i mjaftuan vetëm dy minuta pasi hyri në fushë për të gjetur rrugën e rrjetës. Argjentinasi gjeti cepin e portës me një gjuajtje të kalibruar brenda zonës. Topi preku shtyllën dhe përfundoi në rrjetë.
Në minutën e 86, Benfika ngushtoi diferencën. Antonio Silva realizoi me kokë, por goli i tij pati vlerën e statistikës.
Në minutën e 90+4, Benfika barazoi rezulatin në 3-3. Sfida u mbyll me golin e Musa që i hoqi nga duart fitoren zikaltërve në sekondat e fundit!
Në gjysmëfinale, Interi do të ndeshet me Milanin ku do të kemi derbin e zjarrtë të Milanos, ashtu si në vitin 2003, kur kuqezinjtë u kualifikuan në finale dhe fituan trofeun veshëgjatë.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Allianz Stadium”, Bajerni i Mynihut i ka thënë lamtumirë kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube që në çerekfinale.
Kampionët e Gjermanisë janë ndalur në barazim 1-1 në “Allianz Stadium”, por ndeshja e parë e luajtur në “Etihad Stadium” kishte përfunduar me fitoren e thellë të ekipit të Guardiolës me rezultatin e pastër 3-0.
“Qytetarët” patën shansin e artë të kalonin në avantazh në minutën e 37 të takimit, por Haland u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë, pasi norvegjezi dërgoi topin mbi traversën e portës së mbrojtur nga Somer.
Në minutën e 57, Siti kaloi në avantazh.Kundërsulm vdekjeprurës i anglezëve me Haland, i cili shmangu Upamekanon dhe mposhti portierin Zomer.
Në minutën e 84, Kimish barazoi nga pika e bardhë e penalltisë, por goli i tij nuk vlejti për bavarezët.
Në gjysmëfinale, Mançester Siti do të ndeshet me Realin e Madridit.
Lini një Përgjigje