TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2023, 19:30

Abakarov i jep medalje argjendi Shqipërisë, mundësi kuqezi humbet finalen ndaj rivalit armen

Shkruar nga Pamfleti

Abakarov i jep medalje argjendi Shqipërisë, mundësi kuqezi humbet

Mundësi Zelimkhan Abakarov i ka dhuruar Shqipërisë medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të Mundjes, turne që po zhvillohet në Kroaci. Në peshën 61 kg, Abakarov u mund sot pasdite me rezultatin 5-2 nga armeni Arsen Haritiunjan, në një sfidë në përgjithësi të ekuilibruar dhe me rivalitet.

Abakarov, kampion bote 8 muaj më parë, synonte të fitonte një tjetër medalje të artë, por në finale nuk arriti dot të mposhtte rivalin armen, që mbron titullin kampion Europe. Gjithsesi, një medalje argjendi e jashtëzakonshme nga ana e rusit  i naturalizuar shqiptar, që edhe një herë tjetër tregoi aftësitë e tij,

Në ditën e parë, në kualifikuese, Abakarov mundi me lehtësi 11-0 gjermanin Niklas Steshele, duke shkuar në çerekfiale, ku triumfoi 6-2 ndaj ukrainasit Taras Markoviç. Pas këtij suksesi, Abakarov preu biletën për në gjysmëfinale, ku mposhti gjeorgjianin Shota Farentadzhe me VPO1, pas barazimit 4-4.

zelimkhan abakarov mundësi kuqezi

Lini një Përgjigje