TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2023, 17:05

Bylisi triumfon në finalen e mbijetesës, Kastrioti “me një këmbë” në Kategorinë e Parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Bylisi triumfon në finalen e mbijetesës, Kastrioti “me një

Përfundon ndeshja e prapambetur e javës së 28 të Abissnet Superiore. Bylisi është zgjuar nga “gjumi letargjik” dhe ka “likuiduar” me rezultatin e pastër 0-2 skuadrën e Kastriotit në "Elbasan Arena".

Sfida ishte shtyrë për shkak të kërcënimeve me jetë të gjyqtarit Juxhin Xhaja, por në zhvillimin e duelit në Elbasan dhe jo në Kamzë, kanë qenë ballshiotët ata që kanë dalë të buzëqeshur nga fusha e lojës.

Krutanët e nisën takimin në mënyrën më të keqe, pasi në minutën e 7 undëshkuan me karton të kuq. Ndërhyrje e ashpër në mesfushë dhe një duel mes dy lojtrëve. Gjyqtari, Andi Koçi lejoi fillimisht faull, por më pas u thërrit nga VAR-i dhe largon Kodrën me të kuq, duke lënë miqtë me 10 lojtarë.


10 minuta më vonë erdhi goli i avantazhit për ballshiotët. Zguro krosoi në zonë dhe më pas erdhi goli me kokë nga Luis Kaçorri.


Në minutën e 37, vendasit dyfishuan shifrat dhe realizuan golin e qetësisë. Një ndërhyrje e gabiar në zonë e Onanunga u kthye në penallti dhe karton të verdhë. Arbitri sërish iu drejtua dhomës së VAR-it.


Braziliani Zhoalison u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë 3 pikë të arta ekipit të tij që lufton për mbijetesë.

Me këtë fitore, Bylisi renditet në vendin e 9 me 33 pikë, 2 më pak se Teuta që luan për “play out”, ndërsa Kastrioti mban vendin e 10 me 28 pikë dhe e sheh veten me një këmbë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

bylis kastrioti abissnet superiore

Lini një Përgjigje