TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2023, 16:15

Ish-futbollisti dënohet për tentativë të trukimit të ndeshjes në Kosovë, analisti dhe delegati i Federatës gjobitet nga FFK-ja

Shkruar nga Pamfleti

Ish-futbollisti dënohet për tentativë të trukimit të

Komisionet Disiplinore në Federatën e Futbollit të Kosovës kanë dhënë sot një dënim paksa të veçantë. Ish-futbollisti Arben Zeqiri, aktualisht delegat i FFK-së, është gjobitur me 300 euro gjobë sepse ka tentuar të manipulojë rezultatin e një ndeshje në kategorinë e të rinjve.

Sipas “Koha.net”, Zeqiri është dënuar lidhur me kërkesat që i kishte bërë gjyqtarëve për të ndihmuar skuadrën e Dritës. Zeqiri, në karrierën e tij si futbollist ka qenë pikërisht pjesë e Dritës.

Delegati Arben Zeqiri në ndeshjen e javës së 21-të të Superligës së kadetëve Drita – Ulpiana, sipas gjyqtarit të ndeshjes, ka kërkuar nga treshja e gjyqtarëve që të ndihmohet skuadra e Dritës, pasi i duhen pikët dhe gjatë tërë takimit dhe në mes të ndeshjes ka bërë presion ndaj gjyqtarëve së bashku me trajnerin vendas.

Pas përfundimit të ndeshjes delegati i është drejtuar gjyqtarit kryesor me fjalët ‘bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët’”, shkruhet në vendimin e FFK-së rreth Zeqirit, i cili është gjithashtu analist në studiot televizive rreth futbollit në Kosovë.

arben zeqiri komisionet disiplinore në federatën e futbollit të kosovës ish-futbollisti

Lini një Përgjigje