TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2023, 18:52

Arbitri qëllon me thikë futbollistin në mes të ndeshjes, justifikimi i tij në polici (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Arbitri qëllon me thikë futbollistin në mes të ndeshjes,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, teksa një futbollist është goditur me thikë nga arbitri gjatë ndeshjes. Ngjarja ka ndodhur në ligën amatore në Monte Carlos, pasi lojtarët filluan të sulmonin gjyqtarin, për shkak të një vendimi kontravers të tij gjatë takimit.

Gjyqtari fërshëlleu një faull në zonën e rreptësisë përpara se të përjashtonte lojtarin, duke shkaktuar përleshje në fushë. Situata u përshkallëzua me shpejtësi, pasi arbitri u sulmua nga lojtari i përjashtuar.

I goditur disa herë, lojtari u transportua në spital për mjekim. Ndërsa gjendja e tij nuk dihet , ai besohet se është ende i shtruar në spital, sipas mediave braziliane. Arbitri dhe djali i tij u larguan. Por ata janë lokalizuar dhe arrestuar më pas nga policia, ndërsa brenda makinës së tij është gjetur thika e përdorur nga arbitri.

Gjatë marrjes në pyetje, ai pretendoi se kishte vepruar për vetëmbrojtje, duke u ndjerë i kërcënuar. Kështu ai është liruar, por do të duhet të përgjigjet për veprimet e tij përpara drejtësisë braziliane.

arbitri i ndeshjes futbolli brazilian

Lini një Përgjigje