
Një polemikë që shkon përtej kufijve gjermanë. Ndërkohë që gjendja shëndetësore e 54-vjeçarit, Majkëll Shumaker mbahet ende sekret nga familja e tij, pothuajse dhjetë vjet pas aksidentit të tmerrshëm në ski në Meribel, revista popullore gjermane 'Die Aktuelle' botoi këtë fundjavë, një intervistë të rreme, të faturuar si "ekskluzive” dhe një “sensacion botëror”, të ish-pilotit të Formula 1.

Larg nga të qenit ekskluzive dhe aq më pak reale, kjo intervistë fiktive u gjenerua nga një inteligjencë artificiale dhe shkaktoi një skandal të vërtetë në Gjermani, por edhe në mbarë botën. Është bërë në bazë të raporteve dhe intervistave të mëparshme me anëtarë të familjes, si dhe miq të ngushtë të shtatë herë kampionit të botës në F1.
Një revistë me një reputacion të dyshimtë
Kjo intervistë zë dy faqe dhe titullohet me një thënie të "Baronit të Kuq": "Jeta ime ka ndryshuar totalisht". “E pyetëm se si po kalonte vërtetë. Më në fund, dhjetë vjet pas aksidentit të tij tragjik në ski, po marrim përgjigje”, shkruhet në fillim të shkrimit. Dhe përgjigjet, të cilat Majkëll Shumaker nuk i dha kurrë, kanë të bëjnë me dëmtimin, apo karrierën e fëmijëve të tij (Mik dhe Xhina).
Ky mashtrim u denoncua dhe shkaktoi bujë të vërtetë. "Nuk duhet të presësh shumë nga revista 'Die Aktuelle' dhe ekipi redaktues pas saj, mundësisht asgjë fare, dhe sigurisht jo asgjë si mirësjellje apo vërtetësi," kritikoi Boris Rosenkranz, një ekspert i medias gjermane. Shumë zëra janë ngritur gjithashtu për ta përshkruar këtë intervistë të supozuar si "turp" dhe "famëkeq".

Lini një Përgjigje