
Mamaja e Ashraf Hakimit ka shpjeguar në një deklaratë për shtypin maroken se pse të gjitha pasuritë dhe paratë e futbollistit të PSG-së janë vendosur në emër të saj.
Hiba Abuk, bashkëshortja e mbrojtësit, bëri kërkesë për divorc, pasi lojtari u akuzua për përdhunim dhe pritej të kërkonte gjysmën e aseteve. Por në gjykatë ajo zbuloi se Hakimi në fakt nuk ka asgjë.
“Nëse djali im nuk do ta kishte bërë këtë, nuk do ta shpëtonte dot nga ajo grua”, tha nëna e tij, Saida Hakimi. Lojtari merr rreth 10 milionë euro në vit te PSG-ja dhe, sipas shtypit francez, aktorja, e cila ka dy fëmijë me Hakimin, synonte të kërkonte gjysmën e pasurisë së saj.
Kujtojmë se futbollisti maroken po hetohet, pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 24-vjeçare në shtëpinë e tij në Paris në muajin shkurt. Lojtari i ka mohuar akuzat dhe avokati i tij tha se gjithçka nuk është gjë tjetër veçse një “tentativë shantazhi”.
Lini një Përgjigje