
Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve çerekfinale të Champions League. Interi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në “San Siro” ndaj Benfikës.
Zikaltërit zhbllokuan sfidën në minutën e 14. Barela u fut bukur brenda zonës, teksa me një të majtë të kalibruar e dërgoi topin në trekëndësh.
Në minutën e 38, Benfika vendosi baraspeshën. Aursens realizoi një gol mjaft të bukur me kokë pas harkimit të Rafa Silvës, duke mos falur brenda zonës.
Ky rezultat i shkon përshtat Interit, pasi në ndeshjen e parë të zhvilluar në Lisbonë, zikaltërit kanë triumfuar me rezultatin e pastër 0-2, duke bërë që deri më tani të jenë ata që do të kalojnë në gjysmëfinale ku do të ndeshet me Milanin.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Allianz Stadium”, Bajerni i Mynihut dhe Mançester Siti janë ndarë në paqe, teksa këto 45 minuta janë mbyllur me rrjeta të paprekura.
“Qytetarët” patën shansin e artë të kalonin në avantazh në minutën e 37 të takimit, por Haland u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë, pasi norvegjezi dërgoi topin mbi traversën e portës së mbrojtur nga Somer.
Lini një Përgjigje