TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2023, 21:23

“Kemi shumë zezakë dhe myslimanë në ekip”, trajneri i PSG-së rrezikon 3 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

“Kemi shumë zezakë dhe myslimanë në ekip”,

‘Rasti Galtier’ është larg të qenit i arkivuar. Trajneri i PSG-së përfundoi në stuhi javën e kaluar pas zbulimeve të një gazetari të RMC Sport, i cili kishte zbuluar përmbajtjen e emailit të dërguar nga Julien Furnier drejtuar drejtuesve të Nisës, në të cilin ish-drejtori sportiv foli për disa komente raciste të bëra nga Galtier, i cili nuk do të kishte dashur kaq shumë lojtarë me ngjyrë dhe myslimanë në skuadër.

Fraza që padyshim ndezën opinionin publik dhe që nëse vërtetohen, mund t’i kushtojnë shtrenjtë trajnerit të PSG-së, i cili rrezikon tre vite burg dhe 45 mijë euro gjobë.

Sot në mëngjes, Zhan Pier Rivier, president i klubit Côte d’Azur, u dëgjua nga policia si dëshmitar në përpjekje për të sqaruar faktet. Nisa, për momentin, nuk ka dashur të komentojë mbi këtë çështje dhe u ka kërkuar punonjësve të saj, të cilët kanë konfirmuar se emaili i Furnier është i vërtetë, të mos flasin publikisht për këtë çështje.

Pengesa e madhe në një hetim të këtij lloji është vështirësia për të provuar atë që tha Galtier. Për momentin është fjala e Furnier kundër asaj të trajnerit të PSG-së, ndaj policia po kërkon prova dokumentare, video, biseda në WhatsApp apo dokumente që mund të inkriminojnë ish-in e Lilës. Dëshmi që për momentin nuk është gjetur.

Lini një Përgjigje