
Trajneri i tyre është Jose 'Harry Potter' Mourinho dhe ai rrit pritshmëritë.
Trajneri, Jose Mourinho e krahasoi veten me magjistarin e famshëm të Hogwarts-it, Harry Potter gjatë konferencës për mediat, para ndeshjes Roma-Milan, në Seria-A.
Mourinho beson se lavditë e tij në të kaluarën i kanë ngritur pritshmëritë në klub, pavarësisht një serie rezultatesh të përziera këtë sezon dhe me Romën që ndodhet aktualisht në vendin e nëntë në Serie A.
Jose Mourinho e krahasoi veten me magjistarin e JK Rowling, Harry Potter, për punën e tij me AS Roma.
Kjo përkundër një ecurie të përzier në javët e fundit që ka parë verdhekuqtë të fitojnë vetëm një nga katër ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, më e fundit ishte ajo humbje, 1-0, ndaj rivalëve të qytetit të Lazios në Coppa Italia.
Ishte humbja e katërt në gjashtë derbi të Romës për Mourinhon, dhe portugezi pranon se arritjet e tij të lavdishme nga e kaluara kanë shtuar zhurmën rreth skuadrës së tij.
"Tifozët e Romës janë më të pabesueshmit që kam parë. Trajneri i tyre është Jose 'Harry Potter' Mourinho dhe ai rrit pritshmëritë. Nuk e di sa derbi kam luajtur, 200, 150, janë gjithmonë ndeshje speciale, kam fituar, kam barazuar, kam humbur, gjithmonë me një eksperiencë ndryshe. Unë e kam kuptuar gjithmonë se për një tifoz të Chelseas, një lojë kundër Manchester Cityt nuk është e njëjtë me një lojë kundër Arsenalit. Se për Interin, një lojë kundër Romës nuk është njësoj si një lojë kundër Juventusit. Unë e kuptoj se çfarë do të thotë një derbi. Derbi që luajtëm ishte një derbi i rëndësishëm”, tha ai në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
Mourinho është lidhur me një largim nga Stadio Olimpico me kontratën e tij aktuale që i skadon në fund të këtij sezoni, por ripohoi angazhimin e tij ndaj skuadrës së Serie A.
"Kam qenë këtu për dy vjet e pesë muaj dhe jam i vetmi person këtu që nuk kam humbur asnjë seancë stërvitore për aq kohë. Për mua nuk ka sëmundje apo humor të keq, për dy vjet e gjysmë nuk kam bërë asgjë të keqe, as para disa javësh kur të gjithë ishin të sëmurë. Nuk pranoj në asnjë mënyrë që të vihet në dyshim profesionalizmi dhe dinjiteti im, zemra për këtë punë. Nëse ka një shembull të përsosur profesionalizmi, jam unë. Nuk kam humbur asnjë ndeshje në mbi 20 vite të karrierës sime", u shpreh Mourinho.
Detyra e tij e radhës është një ndeshje në transfertë përballë AC Milan-it të vendit të 3-të, me kuqezinjtë gjithashtu që kërkojnë të rikuperohen nga një humbje e tyre në Coppa Italia kundër Atalantës.
“Ne përballemi me një ekip që po luan për titullin, i cili e fitoi atë dy vjet më parë. Natyrisht duket se distanca në pikë mes tyre dhe Juventusit dhe Interit nuk është një hendek i lehtë për t'u mbyllur, por është një ekip që ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm për shkak të dëmtimeve. Është një skuadër që sigurisht dëshiron të fitojë pas humbjes në Kupë, e cila ishte një objektiv për ta. Ata do të vënë gjithçka në këtë ndeshje, ata i dinë vështirësitë tona, duket se të gjithë i njohin. Ndoshta disa gazetarë apo komentues nuk i njohin. Të gjithë i dinë vështirësitë tona”, përfundoi The Special One!
Lini një Përgjigje