TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Janar 2024, 22:55

Interi me “5 yje” ndaj Monzës, zikaltërit bëjnë detyrën dhe vazhdojnë marshimin në Serinë A, Inzagi i beson Asllanit

Shkruar nga Pamfleti

Interi me “5 yje” ndaj Monzës, zikaltërit bëjnë

Interi ka mposhtur 5-1 Monzën në javën e 20 të Serisë A dhe ka përforcuar kreun e renditjes. Zikaltrit thelluan përkohësisht diferencat me Juventusin e vendit të dytë me pesë pikë.

Ndeshja nisi shumë mirë për zikaltrit, që siguruan një avantazh prej dy golash në harkun e dy minutave. Çalhanoglu realizoi me penallti në minutën e 12 dhe Lautaro dyfishoi shifrat 2 minuta më vonë.

Monza ngushtoi diferencën në minutën e 30 me Pesinën, por goli u anulua nga VAR.

Dominimi i skuadrës së Inzagit edhe në pjesën e dytë me tre gola të shënuar nga Çalhanoglu në minutën e 60, Lautaro në minutën e 84 dhe Turam 4 minuta më vonë.

 

inter monza seria a

Lini një Përgjigje