
Mançester Siti triumfoi 2-3 ndaj Njukasëllit, në supersfidën e luajtur në “St. James’ Park”. Takimi u zhbllokua në minutën e 26, kur Silva me një lëvizje të bukur, shfrytëzoi në maksimum një asist të Uolker. Një gjest teknik që la pa fjalë shokun e tij të skuadrës Foden, i cili vuri duart në kokë.
Në harkun e dy minutave erdhi përmbyja e Njukasëllit. Isak barazoi rezultatin në minutën e 35 me një gol shumë të bukur dhe Gordon dërgoi shifrat në 2-1 në tminutën e 37, me një gol po aq të bukur.
Ndeshja ndryshoi për Mançester Sitin në minutën e 69, kur në fushë hyri De Brojne në vend të Silvas. Belgu ka barazoi rezultatin pesë minuta më vonë me një goditje të zgjuar që nxori jashtë loje Dubravkan.
Në fundin e takimit, kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, erdhi goli i 20-vjeçarit Bob që i dhuroi fitoren ekipit të Guardiolës. Asisti erdhi nga De Brojne.
Me këtë rezultat, Siti renditet në vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa Njukasëlli mban vendin e 10.
Lini një Përgjigje