TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2024, 15:22

Djemtë e Sarrit nuk dinë të ndalen, Lazio arrin fitore minimale përballë Lecces dhe vazhdon ngjitjen! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Djemtë e Sarrit nuk dinë të ndalen, Lazio arrin fitore minimale

Lazio ka arritur një fitore minimale (1-0), por tepër të rëndësishme përballë Lecces, në ndeshjen e javës së 20-të, të Seria A.

Pjesa e parë nuk nisi shumë mirë për lacialët, të cilët pavarësisht dominimit me mbajtjen e topit, nuk ishin ata që patë më shumë shanse për të shënuar. Gjatë 45-minutëshit të parë, ishte Lecce ajo që goditi më shumë portën kundërshtare dhe tentoi të gjente rrugën e golit. Pavarësisht së gjithave, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Me nisjen e pjesës së dytë duket se djemtë e Sarrit arritën të gjenin tempin e tyre dhe u bënë më tepër kërkues. Kështu që në minutën e 58-të, Felipe Anderson do të shënonte golin e avantazhit dhe të vetmin për ndeshjen. Pavarësisht përpjekjes së Lecces, asgjë nuk ndryshoi në fund të 90-minutëshit dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0.

Me këtë fitore Lazio ngjitet në vendin e 6-të me 33-pikë, ndërsa Lecce mbetet në vendin e 13 me 21 pikë.

lazio lecce

Lini një Përgjigje