Champions League zhvilloi sonte ndeshjet e raundit të pestë të grupeve.
Arsenali ka fituar mbrëmjen e sotme me shifrat e thella 6-0 ndaj Lensit. Anglezët nuk e kanë diskutuar në asnjë moment sfidën, duke menaxhuar totalisht 90 minutat.
Me këtë rezultat, Arsenali siguron kualifikimin dhe vendin e parë me 12 pikë në grupin B, 4 më shumë se PSV.
Në grupin C, Reali i Madridit ka marrë një fitore fantastike ndaj Napolit me rezultatin 4-2. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1 për spanjollët, ndërsa në të dytën barazuan italianët në mënyrë provizore.
Më pas, në minutën e 83, Reali shënoi golin e tretë falë perlës së Paz dhe në minutën e 94 gjeti edhe golin e katërt me Hozelu. Me këtë rezultat, Reali i Madridit siguron vendin e parë me 15 pikë, ndërsa Napoli pret sfidën e fundit për kualifikimin.
Në grupin D, Interi i kualifikuarme 11 pikë u duk sikur kishte ardhur thjesht për shëtitje në Portugali. Një barazim 3-3 me Benfikën, në një sfidë ku skuadra nga Milano ishte në disavantazh të 3 golave.
Ish-i i zikaltërve Zhoao Mario ishte i papërmbajtshëm, duke kompletuar het trikun e tij për 35 minuta lojë.
Goli i dytë i pësuar nga skuadra e Inzagit, erdhi pas një gabimi të Asllanit. Interi u zgjua në pjesën e dytë, duke ngushtuar llogaritë me Arnautoviç dhe Fratezin, përpara se Sançez të barazonte shifrat.
Takimi tjetër, ai mes Real Sociedadit dhe Salcburgut u mbyll me rrjeta të paprekura.
Lini një Përgjigje