
Mançester Junajtid komplikon rrugëtimin në Champions League, pas barazimit 3-3 ndaj Gallatasarajit në “Rams Park Istanbul”. “Djajtë e kuq” realizuan 2 herë brenda 20 minutash, me Garnaçon dhe Fernandes. Vendasit ngushtuan shifrat brenda pjesës së parë, falë Zijesh.
Djemtë e Ten Hag e filluan mirë pjesën e dytë, pasi Mek Tomeni dërgoi shifrat në 1-3. Portieri i Junajtid Andre Onana shkaktoi autogol, duke bërë që Gallatasaraji të rifutej në lojë në minutën e 62.
Të besuarit e Buruk barazuan shifrat me Kerem Akturkoglu në minutën e 71, i ndihmuar edhe nga brohoritjet e jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit.
Në sfidën e fundit të grupit, Mançester Junajtid do të përballet kundër Bajernit të Mynihut në një takim që për ta vlen vetëm fitorja.
Mançester Junajtid renditet në vendin e fundit me 4 pikë, ndërsa Gallatasaraji mban në vendin e dytë me 5 pikë.
Ndërkaq, në sfidën e Grupit B, PSV Eindoven ka eliminuar Sevijan, duke përmbysur sfidën përballë saj në transfertë, edhe pse kjo e fundit kryesonte 2-0 në pjesën e parë. Kartoni i kuq i Okampos ndryshoi fatin e duelit dhe i dha mundësinë holandezëve që të shënonin tre herë pas minutës së 68 të takimit.
Lini një Përgjigje