TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Nëntor 2023, 19:07

Futbolli gjerman në zi, ndahet papritur nga jeta sulmuesi 25-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Futbolli gjerman në zi, ndahet papritur nga jeta sulmuesi 25-vjeçar

Futbolli gjerman është në zi për humbjen e sulmuesit të Regensburgut, Agiemang Diavusi, i cili ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.

Raportohet se futbollisti ka vdekur “për shkaqe natyrale”, teksa për momentin nuk dihet saktësisht se si ndodhi vdekja e papritur e 25-vjeçarit që luante në ligën e tretë të futbollit gjerman. 

I lindur në Berlin, anësori luajti për ekipin kombëtar të Gjermanisë U-19 në vitin 2016. Diavusi mbërriti në Regensburg këtë verë dhe bëri 16 paraqitje për klubin bavarez, i cili u rrëzua nga  Bundesliga 2 sezonin e kaluar.

Ndeshja e fundit zyrtare ishte ajo kundër TSV 1860 Mynih, më 4 nëntor. Diavusi në atë ndeshje luajti 38 minuta dhe skuadra e tij, Regensburg, fitoi me rezultatin 1-0.

Me 37 pikë të grumbulluara, Regensburgu është në vendin e parë në kampionat, duke qenë favorit i madh për t’u ngjitur në Bundesligën 2.

 

agiemang diavusi sulmuesi i regensburgut futbolli gjerman

Lini një Përgjigje