
Pak para fillimit të ndeshjes së Champions League mes Gallatasarajit dhe Mançester Junajtid, e vlefshme për raundin e 5 të fazës së grupeve, tifozët turq kanë shpalosur në stadium pankarta ku shkruhej: “Njerëzimi po vdes në Gaza”, shkruan “Skynews.com”.

Qeveria turke ka qenë e palëkundur në mbështetjen e saj për Gazën, me presidentin Erdogan, i cili ka kritikuar regjimin e Izraelit, të cilin në disa raste e ka akuzuar edhe për krime lufte.

Në këto momente po luhet minuta e 73 e ndeshjes dhe rezultati është në barazim 3-3.
Lini një Përgjigje