TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Nëntor 2023, 15:43

Mediat britanike dhe italiane japin lajmin e bujshëm, Interi synon të rrëmbejë djalin e Rudi Vatës

Shkruar nga Pamfleti

Mediat britanike dhe italiane japin lajmin e bujshëm, Interi synon të

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar ditën e sotme në mediat britanike dhe ato italiane. Bëhet fjalë për talenin Roko Vata. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, ka përfunduar në radarët e Interit. 

Raportohet se klubi zikaltër dërgoi përfaqësuesit e vet ditën e djeshme, për të ndjekur nga afër ndeshjen  e të rinjve mes Lacios dhe Sëlltikut, teksa i vëzhguari special ishte pikërisht Roko Vata që është pjesë e Sëlltik. 

Ausilio e Bacin e ndjekin prej kohësh Vatën, i cili ka tërhequr vëmendjen me aftësitë e tij teknike e fizike, ndaj janë gati t’i ofrojnë një kontratë joshëse në fund të sezonit.

Vata ka kontratë me Sëlltikun deri në fund të sezonit dhe deri më tani nuk ka pranuar të rinovojë bashkëpunimin, teksa Interi është gati të përfitojë, për ta transferuar me vetëm 400 mijë euro, aq sa është dëmshpërblimi që i takon Sëlltikut si klubi që e ka formuar futbollistin, teksa transferimi mund të kryehet me parametra 0.

roko vata sulmuesi shqiptar inter

Lini një Përgjigje