TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Nëntor 2023, 21:41

“Dëmtimi më goditi nga ana psikologjike”, Armando Broja: Ishte një nga pikat më të ulta të karrierës sime

Shkruar nga Pamfleti

“Dëmtimi më goditi nga ana psikologjike”, Armando Broja:

Sulmuesi shqiptar i Çelsit, Armando Broja është ende në fazë rikuperimi pas dëmtimit që e mbajti larg fushave për thuajse 11 muaj. Koha e gjatë pa luajtur futboll, ka ndikuar te futbollisti jo vetëm nga ana fizike. Në një intervistë ai ka pranuar se dëmtimi e goditi edhe psikologjikisht.

Ka qenë dëmtimi më serioz që kam patur. Ishte një nga pikat më të ulëta të karrierës sime që ndikoi edhe në mentalitetin tim. Nuk ishte e lehtë të qendroje larg sportit. Shihja ndeshjet dhe analizoja veten, dhe aty kuptova se sa e doja unë futbollin dhe se sa dua të ecja përpara dhe të bëja më shumë për skuadrën”, tha Broja.

Broja ndjen ende përgjegjësinë se duhet të bëjë më shumë për të qenë i vlefshëm për skuadrën e Çelsit.

E di që vij nga një kohë e gjatë si i dëmtuar dhe tani e di që duhet t’i tregoj trajnerit, stafit, klubit dhe tifozëve se po përmirësohem dhe se kush jam. Jam me fat për pozitat ku ndodhem, për impaktin që kam dhe ndikimin tim në ndeshje dhe të ndihmoj skuadrën”, u shpreh sulmuesi.

Dëmtimi në gju e la Brojën edhe jashtë kombëtares në kualifikueset e Europianit “EURO 2024”. Por trajneri Silvinjo e ka konsideruar gjithnjë lojtar të rëndësishëm për skuadrën dhe pritet që të përfshihet në grumbullim në miqësoret e Marsit dhe ndoshta në fazën përgatitore para finaleve të Europianit.

armando broja sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje