TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Nëntor 2023, 20:48

Champions League/ Lacio mposht Sëlltikun dhe merr kreun e grupit, Shaktari i Donjetskut në “vallen” e kualifikimit

Shkruar nga Pamfleti

Champions League/ Lacio mposht Sëlltikun dhe merr kreun e grupit, Shaktari

Lacio ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Sëlltikut me shifrat 2-0, duke shkuar në kuotën e 10 pikëve dhe duke u afruar kështu me kualifikimin, kur ka mbetur edhe një ndeshje për ta.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me lacialët që u përpoqën të bënin diferencën falë aftësive individuale të Anderson apo Luis Albertos. Ekipi i Sarrit goditi 3 herë në portën e kundërshtarit, por pa mundur dot të dërgonte topin pas shpinës së Hart. Skocezët tentuan me forcat e tyre, gjithsesi hasën mjaft vështirësi për të çarë murin italian. Lënia në stol e Imobile zbehu disi ofensivën vendase, e kjo u pa qartë në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë, me aktivizimin e Imobile gjërat ndryshuan dhe goli i tij në këtë sfidë erdhi në minutën e 82. Goli i sigurisë erdhi po nga bomberi italian, 3 minuta më vonë. Sëlltiku shuan çdo shpresë kualifikimi, me 1 pikë të grumbulluara në 5 ndeshje.

Ndërkaq, Antverpeni i Arbnor Mujës ka regjistruar sot humbjen e 5 në po aq ndeshje të luajtura. Ato është mposhtur me rezultatin 1-0 nga Shakhtar Donjetskut dhe ka mbyllur përfundimisht sot çdo diskutim edhe shanset që kishte për të vazhduar qoftë edhe në Ligën e Europës pasi ka 0 pikë.

lacio sëll shaktar donjetsk antuerpen champions leag

Lini një Përgjigje