TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Nëntor 2023, 18:03

Vllaznia zgjohet nga “gjumi letargjik” dhe kërcënojnë ekipet e ‘Final Four’, Teuta prek fundin

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia zgjohet nga “gjumi letargjik” dhe kërcënojnë

Ndeshja Teuta-Vllaznia ka ulur siparin e javës së 14 të Abissnet Superiore. Skuadra shkodrane ka mposhtur durrsakët me rezultatin minimal 0-1, duke i zhytur këta të fundit drejt greminës, por vetë është zgjuar nga “gjumi letargjik”, ku kishte 4 ndeshje pa fitore.

Prej më shumë se 9-viteve, shkodranët ose kishin humbur, ose barazuar në ndeshjet e luajtura në “Niko Dovana”, por sot ky ngërç psikologjik u kalua.

Ekipi i drejtuar nga Osman Qatipi realizoi golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 4. Gruda doli i vetëm përballë portierit Dema dhe nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Vllaznia renditet në vendin e 5 me 17 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e fundit me 12 pikë.

Më herët u luajtën edhe 2 ndeshjet e tjera.  Egnatia mposhti me rezultatin e pastër 0-2 Laçin në fushën e këtyre të fundit.

Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 47. Ndreca realizoi një supergol me një gjuajtje fluturimthi. Futbollisti vendosi të mos festojë në nder të ish-skuadrës së tij.

Në minutën e 75, ekipi i Edlir Tetovës gjeti edhe golin e qetësisë. Kundërsulmi vrastar i rrogozhinasve, me Spahiun nga e djathta që shërbeu shumë bukur për Isgandarli që nuk fali duke përshëndetur rrjetën.

Në ndeshjen tjetër, Kukësi dhe Skënderbeu ndanë. Sfida e luajtur në “Arenën e Demave” u mbyll në barazim 2-2.

Korçarët e panë veten në avantazh që në minutën e 13. Frenklin doli i vetëm përballë portierit dhe gjeti rrugën e rrjetës.

Në minutën e 38, Skënderbeu dyfishoi shifrat. Lika provoi me një gjuajtje nga goditja e dënimit dhe ndëshkoi portierin Tafas.

Në minutën e 55, Kukësi ngushtoi diferencën. Alia doli i pasigurt në një këndore dhe Zhongo goditi me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 81, verilindorët barazuan shifrat. Një krosim nga këndorja gjeti Da Motën, me këtë të fundit që goditi me kokë dhe e dërgoi në rrjetë.

Ndërkohë, ditën e djeshme Erzeni triumfoi ndaj Tiranës me rezultatin minimal 1-0. Redon Mihana tundi rrjetën e Abdullahut në minutën e 36, për të “vulosur” edhe shifrat përfundimtare të të gjithë takimit.

Derbi i kryeqytetit u mbyll në barazim pa gola. Një sfidë e cila nuk pati shumë histori në pjesën e parë, por që u ndez në të dytën. Blutë patën dy raste të pastra me Denison dhe Prodanin, por që nuk u finalizuan siç duhet. Nga ana tjetër, “Demat” i shkuan dy herë golit në fund me Mensah dhe debutuesin Birçaj, të cilët u ndalën nga portieri Sali dhe traversa.

vllaznia teuta abissnet superiore

Lini një Përgjigje